Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka reaguar pas ndryshimeve Kushtetuse të miratuara ditën e sotme në Kuvend, me 106 vota pro.
Hahn ka përgëzuar Paralamentin shqiptar për përmbushjen e marrëveshjes së Këshillit Politik. Ndërsa është shprehur se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku.
“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestag për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por: të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku,” shkruan Hahn në postimin e tij.




