E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasagjerët që kalojnë nga Rinasi do paguajnë për autobuzin që i çon në terminal
Lajme

Pasagjerët që kalojnë nga Rinasi do paguajnë për autobuzin që i çon në terminal

Deri sot veshët e qytetarëve shqiptarë kishin dëgjuar fjalën koncesion të përsëritej papushim thuajse për çdo shërbim publik. Por koncesion brenda koncesionit është ndoshta hera e parë.

Është fjala për shërbimin e transportit të brendshëm në aeroportin e Rinasit që çon pasagjerët nga avioni në terminal dhe anasjelltas. Deri më sot siç e dimë, ky shërbim është falas dhe mendohet se përfshihet në kontratën e menaxhimit të aeroportit, por tashmë kjo do t’u faturohet klientëve dhe pasagjerëve që hyjnë apo dalin në Shqipëri përmes Rinasit.

Tarifa do të vilet përmes biletave në formën e një komisioni fiks që do t’u kërkohet agjencive dhe operatorëve që veprojnë në Rinas për t’ia kaluar mandej shoqërisë që do të menaxhojë autobuzët dhe stafin. Më çudi se kaq nuk mund të ketë.

Është padyshim një ndër raste unikë në botë që lëvizja e pasagjerëve nga terminali në avion dhe anasjelltas të paguhet nga pasagjerët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.