Pashkët Ortodokse/ Mijëra emigrantë kanë hyrë në Shqipëri, fluks dhe trafik në doganat greke
Kjo fundjavë përkon me Pashkët Ortodokse dhe fluksi në pikat kufitare me Greqinë është shtuar. Me mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar ditët e festës. E njëjta gjë ndodh edhe me shqiptarët e Shqipërisë që kanë zgjedhur që këto Pashkë t’i kalojnë në Greqi.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës ka patur një fluks prej rreth 5000 personash në hyrje të Shqipërisë dhe 4000 në dalje.
Edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, situata dhe fluksi paraqitet i njëjtë pasi në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.
Qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se kanë mbi 2-3 orë që presin në radhë pasi pala greke punon me staf të kufizuar. Kjo situatë përsëritet vazhdimisht në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë dhe ata që vuajnë janë shqiptarët që presin me orë të tëra në radhë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



