E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi shëtitorja “Taulantia” u përmbyt, ujësjellësi i Durrësit harxhon 82 milionë për programe kompjuterike
Publik News

Pasi shëtitorja “Taulantia” u përmbyt, ujësjellësi i Durrësit harxhon 82 milionë për programe kompjuterike

Vetëm pak ditë më parë Shëtitorja “Taulantia” u përmbyt nga uji që nuk dihet se nga e kishte burimin dhe se në ç ’mënyrë kishte përfunduar aty.

Kujtojmë se për rikonstruksionin e saj janë harxhuar plot 2.8 milionë euro vetëm 3 vjet më parë. Por për çudi nuk dihet se ku kanë përfunduar në të vërtetë këto miliona, pasi realisht punimet duken pa cilësi.

Video që ju treguam pak ditë më parë tregon qartësisht këtë gjë. Por në vend që Bashkia Durrës dhe ujësjellësi i këtij qyteti të marrin masa e të rregullojnë problematikat e lindura, ata harxhojnë mbi 80 milionë lekë të vjetra për programe kompjuterike. Absurde apo jo?

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-45190-10-11-2022 dhe me objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”. Fondi limit i këtij tenderi të organizuar nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Durrës është 7,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 84 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e këtij tenderi shikohet se që në fillim ka disa elementë të dyshimtë. Së pari kemi të bëjmë me një mungesë konkurrence pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy garues, ku fitues është shpallur ai që ka fituar vlerën më të lartë.

Bëhet fjalë për kompaninë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION në pronësi të Nursen Metulit. Kjo firmë ka fituar për ofertën 6,900,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 82 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke krahasuar shifrat me fondin limit, del se fituesi ka ofruar një vlerë gati 100% të barabartë me fondin limit, duke rritur së tepërmi dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.