E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuria e frikshme e Edi Ramës në “offshore”, 200 milionë euro
Lajme

Pasuria e frikshme e Edi Ramës në “offshore”, 200 milionë euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka një pasuri të pabesueshme, e cila është raportuar të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky fakt është përmendur edhe në një raport konfidencial të Misionit të OSBE-së. Ky raport, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE-së, nuk është mohuar asnjëherë nga hartuesit e tij.

Raporti, i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, flet për lidhje të politikanëve me krimin e organizuar, për përfitime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët e tyre.

Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptar. Dhe ai është pikërisht Kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tyre, ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milionë euro pasuri.

Sipas këtij raporti, kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet e zeza në të bardhë në këtë raport.

Dokumenti sekret i OSBE për politikanët shqiptarë mesa duket ka trazuar ujërat edhe jashtë kufijve. Dhe pika që ka bërë më shumë bujë është ajo për pasurinë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama.

“Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.