E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasuritë e zyrtarëve në sitë! Ligj i ri, do zbardhen llogaritë e politikanëve në banka
Lajme

Pasuritë e zyrtarëve në sitë! Ligj i ri, do zbardhen llogaritë e politikanëve në banka

Politikanët dhe zyrtarët e lartë nuk do jenë më të mbrojtur nga konfidencialiteti i të dhënave personale që garanton sistemi bankar mbi llogaritë, depozitat apo transaksionet financiare.

Është depozituar tashmë në Kuvend një draft me disa ndryshime në Ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i cili detyron bankat t’u japin inspektorëve të IDKPKI çdo informacion që ata kërkojnë mbi zyrtarë të lartë apo politikanë.

Më konkretisht, Neni 4 i Projektligjit, ndryshon piken 4 të nenit 26 të ligjit aktual, dhe parashikon mundësinë që dhe inspektorët e autorizuar nga Inspektori i Përgjithshëm, t’i adresojnë kërkesë bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare ne Republikën e Shqipërisë, për të marrë të dhëna lidhur me depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personal që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim.

Ky ndryshim vjen si domosdoshmëri e funksionalitetit te sistemit elektronik (online) të deklarimit të interesave private, i cili parashikon ndërveprim me të gjithë institucionet publike dhe private nga të cilat Inspektorati i Lartë, kërkon, merr dhe administron informacion gjate procesit të kontrollit të plotë  dhe/ose  hetimit administrativ. Konkretisht, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, inspektorët e Inspektoratit të Lartë, të ngarkuar me kryerjen e proceseave të kontrollit, do të kenë mundësi të ndërlidhen me sistemet elektronike të institucioneve publike dhe private, duke ju adresuar kërkesa lidhur me të dhënat e nevojshme për proceset e kontrollit dhe marrjen e informacionit prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.