E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patos, vajza mbyti të atin me tel
Lajme

Patos, vajza mbyti të atin me tel

26 vjeçarja deklaroi se i ati ishte rrëzuar në tualet

Një krim  i rëndë ka ndodhur  në Frashër të Patosit. Vajza 26 vjeçare mbyti babanë dhe më pas me të ëmën u përpoqën të fshehin krimin që të dukej si vdekje aksidentale.

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm , miq e fqinjë janë të shokuar. Anesti Rama, 56 vjeç punonte në një firmë private dhe me  Valbonën ishin prindër të dy vajzave.

Vajza e madhe jetonte në Itali, ndërsa në  banesën e tyre ata jetonin me Emanildën 26 vjeçe. Mësohet se mes bashkëshortëve ka pasur shpesh kontradikta dhe sherre aq sa policia kishte qenë disa herë në banesën e tyre për të sheshuar konfliktet.

Nuk dihet ende dinamika e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut, ndërsa duhet të zbulohet dhe roli i policisë e cila ka qenë në dijeni të dhunës familjare pse nuk arriti të parandalonte këtë krim të rëndë.

Policia ka arrestuar vajzën, ndërsa gruaja, Valbona është shoqëruar.

 Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet. Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.

Vëllai i viktimës tha për median  se e  mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.