E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pavarësi apo paprekshmëri?!
Flash

Pavarësi apo paprekshmëri?!

Problemi me “pavarësinë” tek ne është se shpesh kuptohet jo vetëm si pavarësi nga të tjerët, por edhe si pavarësi nga ligji. Një kullë me frëngji ku askush nuk duhet të guxojë të afrohet!

Pavarësia nuk është licencë për të bërë çfarë të duash. Është liri për të vepruar brenda kufijve të ligjit, nën kontrollin e mekanizmave të check and balance. Pushtet ndahen për të mos rënë në tirani. Pushtetet nuk ndahen që të mos preken, por që të kontrollojnë njëri tjetrin.

Kur pavarësia kthehet në paprekshmëri, atëherë kemi një problem jo të vogël. Nëse në çdo sallë gjyqi shkruhet se “askush nuk është mbi ligjin”, kjo do të thotë se këtu përfshihet edhe qeveria, edhe gjykata, edhe prokuroria, edhe opozita. Pavarësia pa kontroll prodhon arrogancë. Kontrolli pa pavarësi prodhon kapje. Balanca mes tyre prodhon shtet. Sigurisht nëse duam shtet…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.