E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD denoncon bashkinë e Vaut të Dejës: Të varfrit largohen nga skema e ndihmës ekonomike, po zëvendësohen me militantë partiakë
Lajme

PD denoncon bashkinë e Vaut të Dejës: Të varfrit largohen nga skema e ndihmës ekonomike, po zëvendësohen me militantë partiakë

Partia Demokratike ka denoncuar sot abuzimet që po bëhen në bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo u shpreh se në kjo bashki po u heq ndihmën ekonomike të varfërve dhe po ua jep militantëve të partisë.

Sipas saj ky është një abuzim me kafshatën e gojës dhe mund të konsiderohet si krim dhe është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.

“Ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve te duart e gjata të patronazhistëve”, tha Garo.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Në kushtet e një varfërie ekstreme, përballë braktisjes që shqiptarët po i bëjnë vendit çdo ditë, të abuzosh edhe me kafshatën e gojës, është krim.

Administratorët e Ndihmës Ekonomike të Bashkisë Vau Dejës, në një rast të paprecedent, kanë nisur largimin e familjeve në nevojë nga skema ekonomike, duke i zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë veprim kriminal në prag të festave të fund vitit. Kështu, dhjetëra familjeve do t’u duhet të kalojnë natën e ndërrimit të viteve edhe pa atë lëmoshë që u jepte shteti deri dje.

Ky abuzim bëhet edhe më i rëndë nga fakti, se ndihma ekonomike u hiqet nevojtarëve për tu kaluar militantëve të Rilindjes, kalon nga duart e shtrira të të varfërve te duart e gjata të patronazhistëve.

Persona antinjerëzorë e antishqiptarë disa prej te cilëve prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky shpërblim u bëhet nga partia sepse janë pjesë e grupeve të manipulimit të votës, mercenarë që po përgatisin skemat e vjedhjes së zgjedhjeve më 14 Maj.

Kjo skemë është një kambanë alarmi për institucionet e drejtësisë, të cilët duhet të dënojnë personat përgjegjës të këtij abuzimi me ndihmën ekonomike për Bashkinë Vau Dejës, duke filluar nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social në Shkodër, të cilët duhet të kontrollojnë çdo familje që përfiton ndihmë ekonomike.

Kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik.

Por varfëria nuk pyet për politikë dhe me përfituesit e ndihmës ekonomike nuk duhet të bëhen pazare politike.

Ky është një rekord i ri, turpi i qeverisjes vendore dhe qendrore të Rilindjes. Prerja e një lëmoshe në prag të festave është një akt çnjerëzor.

Jo vetëm ky abuzim, por edhe shumë të tjerë të kësaj bashkie, do ta gjejnë përgjigjen e merituar më 14 maj, kur populli i Vaut të Dejës, dhe gjithë Shqipërisë, do t’i thotë ndal bandës në pushtet, që për vete vjedh milionat, dhe patronazhistëve u hedh thërrimet që u heq nga goja të varfërve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.