E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kërkon ndërprerjen e mandatit për Arta Markun, Bylykbashi: Ta vëmë Kushtetutën në shina
Lajme

PD kërkon ndërprerjen e mandatit për Arta Markun, Bylykbashi: Ta vëmë Kushtetutën në shina

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku ka nisur shqyrtimi i kërkesës së PD-së për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi iu rikthye edhe në seancës së dhjetorit ku mazhoranca votoi Arta Markun në krye të organit të akuzës me një mandat të përkohshëm.

Duke e konsideruar një rast të paprecedentë, Bylykbashi kërkoi që Markut t’i ndërpritet mandati.

“Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te përmbledhë dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar. Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shina kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese. Ti ndërpresim mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese . Fillojmë nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kandidatët. e zgjedhim prokurorin ri me shumicen e cilesuar prej 3 /5. Sapo Këshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e përgjithshëm me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi.

Ai u kundërshtua nga deputeti i PS-së, i cili tha se zgjedhja e Markut në krye të prokurorisë së përgjithshme ishte transparente.

“Prokurori i përkohshëm u zgjodh ne menyre transparente dhe kushtetuese”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.