PD: Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë pengesë për integrimin në BE
Anëtari i Këshillit në PD: Qeveria votoi me nxitim projektin e Portit të Durrësit, instrument për pastrim parash
Anëtari i Këshillit në PD: Qeveria votoi me nxitim projektin e Portit të Durrësit, instrument për pastrim parash
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti akuzon qeverinë se po përdor projektin e Portit të Durrësit si instrument për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës.
Në një intervistë Teliti u shpreh se qeveria kërkon t’i bëjë nder vetëm një grushti njerëzish që sipas tij, kanë miliarda lekë të padeklaruara dhe me burime të dyshimta.
Sipas Telitit, projekti i Portit të Durrësit mund të jetë dhe një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.
Pyetje: Pse insiston qeveria për realizimin e amnistisë fiskale?
Teliti: Në këndvështirimin tim është e thjeshtë. Qeveria insiston sepse ka ndere ende për miqtë e oborrit. I kanë lënë të bëjnë evazion, të bëjnë tregti për drogën, kultivimin. Janë miliarda lekë që qarkullopjnë në Shqipëri që nuk janë të formalizuara. Është një nder që i bëhet një grushti njerëzish ku të tërë janë lajhmë e të lyejmë njëri tjetrin. Qeverisja aktuale ka 10 vite, ka një pushtet të plotë. Kanë dhe gurin dhe arën. E vetmja gjë që u mungonte është si të ligjërojmë paratë. E vetmja mënyrë është përmes amnistisë. Disa u futën në sektorin e turizmit dhe ndërtimit. Duket se paskan ende për të futur. Është për interesa të ngushta personale.
Pyetje: A do jetë projekti i Portit të Durrësit një mekanizëm për të pastruar paratë?
Teliti: Patjetër që është. Ashtu siç u miratua në Kuvendin e Shqipërisë, për dy javë. Pa debat, pasi iu hoq munjdësia opozitës për të folur dhe për të bërë transparencë. Qeveria e kishte ndarë mendjen. Ky projekti prej 2 mld eurosh, jo vetëm një instrument për të pastruar paratë, por i shtohet dhe grabitja e pronës.
I shtohet fakti që do hiqet porti aktualë, i transferohet subjekteve private. Porti i Durrësit do transferohet dikur tjetër. Porti i Durrësit i hap rrugën parave të pista. Porti i ri është kosto shtesë për qytetarët. Familjari, shqiptarët e ndershëm dalin të penalizuar. Janë ata të lidhur me pushtetarët. Kanë mbrojtje politike.
Pyetje: A mund të jetë një pengesë projekti i Portit të Durrësit për integrimin europian të Shqipërisë?
Teliti: Porti i Durrësit është pikë strategjikle, është edhe porti i NATO-s. Shumë kancelari janmë shprehur kundër trajtimit të portit, por së shpejti do flasin edhe për vetë projhektin. Kjo iniciativë nuk i vjen në ndihmë integrimit, por do jetë një pengesë. Kjo që po bën qeveria, nuk i bën nder as asaj dhe as vendit.
Pyetje: Mendoni që qeveria do mund ta finalizojë amnistinë fiskale përpara zgjedhjeve të 14 majit?
Teliti: Qevereia mund të tentojë, por asnjë votë e deputetëve të opozitës nuk do shkojë për amnistinë fiskale. Nëse do i kishin 84 vota, do e kishin kaluar me kohë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



