E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD reagon pas deklaratave të Metës: Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas…
Lajme

PD reagon pas deklaratave të Metës: Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas…

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, në përfundim të një takimi me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Në një postim në Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se PD nuk është habitur aspak nga qendrimi i kreut të shtetit.

Kujtojmë që Presidenti Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë për asnjë parti politike për konsultime për datën e zgjedhjeve. Por takimi me Ballën ishte si kreu u shumicës në Kuvend, për disa dilema që ka pasur për procedurat e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndërkohë në reagimin e tij, Bardhi e ka quajtur teatrin e radhës para kamerave këtë takim.

“Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shkruan Bardhi.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD,  GAZMENT BARDHI

Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.