Pedagogët afat deri në darkë ministres së Arsimit, Marku: Po s’reagove…
Ka përfunduar takimi mes ministres së Arsimit dhe një grup pedagogësh të cilët kanë diskutuar për ligjin e Arsimit të Lartë dhe për grevën e pedagogëve, në rast se nuk plotësohen kërkesat e studentëve.
Kreu i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku në një prononcim për median është shprehur se nga takimi me Besa Shahinin nuk është arritur asgjë dhe se i kanë lënë afat deri në darkë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.
“Ne diskutuam për gjendjen në universitet. Biseda ishte rreth kërkesave. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres së Arsimit. Në tema të përgjithshme tentoi ta çonte diskutimin drej një diskutimi jo rezultativ. Presim deri në darkë nëse ajo do të ketë një përgjigje konkrete. Pastaj ne do të mbledhim takimin e Asambleve dhe do të mbajmë një qëndrim për kërkesat tona.
U diskutua shumë por nuk u ra dakord për asgjë serpse ministrja nuk ka vullnetin për t’iu përgjigjur gjendjes adekuate në universitet. Ne do të konsultojmë asamletë sepse vendimi për kreun duhet të merret nga krerët tanë. Nese s’do ketë qëndrim nga Ministrja, do e marrim si refuzim të kërkesave tona”, u shpreh Marku.
Ligji për Arsimin e Lartë/ Besa Shahini në limit të kohës, thërret në takim pedagogët
Ministrja e re e Arsimit, Besa Shanini, sot në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin, ka thirrur mbledhje me disa përfaqësues të tyre.

Shahini ka kërkuar këtë takim pas vendimit që morën pedagogët për të hyrë në grevë bashkë me studentën tëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Sipas tyre nëse qeveria nuk shpreh vullnetin për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës do të paralizojnë jetën akademike përmes grevës.
Kujtojmë që studentët prej dy muajsh kanë bojkotuar mësimin, ndërsa janë shprehur se nuk do tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



