E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pejë/ Një polic sulmohet me mjete të forta nga tre persona
Lajme

Pejë/ Një polic sulmohet me mjete të forta nga tre persona

Në një deklaratë zyrtare të Policise se Kosovës është bërë me dije se një polic në Pejë është sulmuar nga tre persona. Thuhet se tre personat akoma nuk janë indetefikuar dhe se kanë përdorur mjete të forta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka reaguar për ngjarjen dhe ka shtuar se personat e panjohur kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të policisë:

Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja.

Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.