E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për çfarë votohet në këto zgjedhje?
Lajme

Për çfarë votohet në këto zgjedhje?

Klodian Tomorri| Opinion | Publik.al

Ka një problem të vogël me këtë punën e zgjedhjes së një kandidati. Edhe sikur të caktoje Papën e Romës, do të kishte gjithmonë njerëz kundër.

Disa, për shembull, mund të thonin se duhej zgjedhur Khalifi i Bagdadit, të tjerë Dalai Lama.

Por pyetja thelbësore është: për çfarë votohet në këto zgjedhje?

Dikush mund të thotë se votohet që qyteti të administrohet më mirë.

Një tjetër mund të thotë se votohet për të ndaluar vjedhjen e taksave.

Por në Shqipëri, të gjitha këto janë kot. Krejtësisht të parëndësishme.

Votuesi shqiptar konfirmoi në pushtet mazhorancën, duke qenë plotësisht i informuar se ajo i vodhi 300 milionë euro me inceneratorët.

E konfirmoi në pushtet, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se një pjesë e madhe e aparatit shtetëror është një rrjet 5D ku paratë publike – pra taksat – grabiten nga kompani që janë në pronësi të zyrtarëve që japin tenderat.

Pra, taksat, vjedhja dhe korrupsioni janë bërë faktorë krejtësisht të parëndësishëm në preferencën e votuesit shqiptar.

Por atëherë, për çfarë votohet?

Ka vetëm një arsye: për të kufizuar pushtetin absolut.

Dhe kjo është arsye ekzistenciale. Përtej vjedhjes, përtej keqmenaxhimit, përtej skandaleve dhe përtej preferencave individuale për kandidatët.

Me pak fjalë, ata që thonë se opozita zgjodhi kandidat të dobët, se “me këtë humbasim e me atë fitojmë”, kanë argumente të kota.

Thelbi i zgjedhjeve është ky:

Duhet apo nuk duhet kufizuar pushteti absolut?

Nëse votuesi shqiptar mendon se jo, atëherë do të ishte më racionale që Shqipëria të mos shkonte më në zgjedhje, të paktën në të ardhmen e afërt.

Do të kurseheshin para, energji publike dhe mbi të gjitha  do të krijohej “stabiliteti” i autokracisë.

Ka kaq pak për të kuptuar dhe kaq shumë për t’u pranuar:

Nuk është më çështje kandidatësh.

Dikush e tha me humor: edhe Jezu Krishti nuk do të pëlqehej nga të gjithë jo më kandidatët tanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.