E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi dhe la shtatzënë vajzën me aftësi të kufizuara, gjykata lë nê burg 56-vjeçarin
Publik News

Përdhunoi dhe la shtatzënë vajzën me aftësi të kufizuara, gjykata lë nê burg 56-vjeçarin

Mbi 56-vjeçarin rëndon akuza për ‘Marrëdhënie me persona të pazotë për t’u mbrojtur’.

Petrit Arapi u ndalua nga policia dy dite me pare dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.

Pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se e dëmtuara është shtatzënë.

Ndërkohë, bashkëshortja e të arrestuarit ka mohuar ngjarjen, madje është revoltuar në momentin që e kanë pyetur rreth akuzave të ngritura ndaj të shoqit nga Policia.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga familjarët e vajzës së dëmtuar, të cilët kanë përmendur emrin e personit të arrestuar, duke e akuzuar se ka abuzuar me 20-vjeçaren. Ndërsa vetë 56-vjeçari i arrestuar mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.