Përditësohen të dhënat zyrtare/ Sa përqind e zgjedhësve i janë drejtuar kutive të votimit
rej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm vijon procesi i votimit në gjithë vendin për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha qendrat e votimit, deri në orën 18:00.
Sipas KQZ-së, në total janë rreth 3.6 milionë zgjedhës në 5213 qendra votimi.
Në faqen zyrtare të KQZ-së raportohet se deri në orën 17:00 kanë votuar 694.836 në 2662 qendra votimi nga 5213 qendra votimi në total.
Duke mbledhur totalin e QV-ve, rezulton që pjesëmarrja të jetë rreth 36.39%. Procesi i votimit mbyllet zyrtarisht në orën 19.00./ CNA.al

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



