Përdorimi i një videoje të vjetër për të akuzuar rrejshëm për vrasjen e Noizy-t pas sherrit me kushëririn e tij

Disa dite me parë, në portalin e dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “pershendetje24.info” u publikua një artikull me titullin “Publikohen pamje: Vritet Noizy me plumb në kokë (VIDEO)”. Mirëpo, pas verifikimit të faktave nga publiktv.live, u zbulua se përmbajtja e artikullit përfshinte një video të vjetër nga platforma “Youtube”, e publikuar në vitin 2017, në të cilën shfaqej rep-artisti nga Shqipëria, “Noizy”, i gjakosur në kokë.

Megjithatë, në përshkrimin e kësaj videoje theksohet se ajo është vetëm një skenë filmi, në të cilën protagonist ishte edhe artisti i lartëcaktuar.

Ky rast vërteton se mediat kanë përdorur këtë video të vjetër për të krijuar një lajm të rremë dhe për të akuzuar pa bazë kusheririn e vet për një vrasje të pamundur. Kjo praktikë e shpërdorimit të materialeve të vjetra në media është shqetësuese dhe dëmton reputacionin e individëve. Është e rëndësishme që mediat të japin lajme të verifikuara dhe të shfrytëzojnë burime të saktë për të ofruar informacion të saktë dhe të drejtë.

Publikuar nga Publik Media