Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore,zyrtari britanik: Rusia dhe Kina po shkelin traktatet
Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë Këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove. Ai ka shtuar se në ditët e sotme armët e rrezikshme janë shumë më të qasshme. Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë.
Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet – si dhe anasjelltas”.
“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt luftës bërthamore”, ka thënë ai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



