E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundojnë në pranga 3 persona, për trafikim qeniesh njerëzore
Lajme

Përfundojnë në pranga 3 persona, për trafikim qeniesh njerëzore

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe Prokurorinë e Tiranës, ka goditur një rrjet të strukturuar kontrabande qeniesh njerëzore që vepronte në disa shtete, përfshirë Shqipërinë, vendet e BE-së, Karaibet, Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti” u zhvillua si rezultat i një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Njësia e Shërbimeve Hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë, Forcën e Posaçme Operacionale, dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të arrestuarit janë tre shtetasit:

-Cerkez Nikoci

-Hazir Maçi

-Ardjan Pirani

Sipas hetimeve, i dyshuari kryesor, H. M., ka organizuar rrugë të paligjshme udhëtimi për shtetas shqiptarë, duke përdorur dokumente të falsifikuara udhëtimi. Rrjeti dyshohet se operonte nëpërmjet vendeve të BE-së, më pas transit në Karaibe, dhe me destinacion final Kanadanë dhe SHBA-në. Pagesat për këtë “shërbim” shkonin deri në 20 deri 35 mijë dollarë për person.

Gjatë kontrolleve dhe arrestimeve, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash cash, dokumente udhëtimi false, dhe prova të tjera materiale me vlerë për hetimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.