Përfundon takimi i liderëve të Ballkanit në Durrës, Rama: Ja për çfarë diskutuam
Ka përfunduar takimi informal mes kryeministrave të Ballkanit, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn.
Në përfundim të këtij takimi, Rama dhe kryeminsitrat kanë mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka thënë se ësthë diskutuar për rrugën e përbashkët të vendeve drejt BE-së.
Diskutuam për marrëdhëniet dhe rrugën tonë të përbashkët. Hahn është promotori jonë dhe udhërrëfyesi. Fokusi është zhvillimi ekonomik i Rajonit.”, tha Rama.

Ndërkohë që Komisioneri Johanes Hahn tha se në Rajon është bërë një zhvillim i mirë.
“Ka patur zhvillime të rëndësishme në rajon, ku dhe Shqipëria ka bërë shumë progres”, tha Hahn.
VIDEO+FOTO/ Nis takimi informal i liderëve të Ballkanit në Durrës, Rama-Haradinajt: Hiq kollaren
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nisur takimin në vilat qeveritare në Durrës.
Në takim po marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimeve do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.
Zona Ekonomike Rajonale e vendosur në Samitin e Triestes synon të sigurojë mundësi të reja si për bizneset, ashtu dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.
Rama gjatë pritjes që i bëri Haradinajt, e “kritikoi” se kishte ardhur me kollare në këtë takim informal. Në një moment shihet si i bën me shenjë i kërkon që të heq kollaren.
Rama kritika Haradinajt për kravatën
TAKIMET
Sipas axhendës së përcaktuar të takimit të kryeministrave, që do të mbahet sot në orën 10:00 në Durrës, fillimisht delegacionet e vendeve pjesëmarrëse do të mblidhen në orën 09:40, do të zhvillojnë një foto të përbashkët dhe më pas do të nisin punët për diskutimin e zbatimit dhe fuqizimit të Zonës Ekonomike Rajonale dhe një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit Europian. Gjithashtu, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë edhe për fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.
Në 12:15 kryeministrat e vendeve ballkanike do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjatë konferencës pritet të mbajë një fjalë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.
FOTOT RAMA DUKE PRITUR KRYEMINISTRAT














Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



