E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjigjja e BE për Teatrin, gezon Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin
Lajme

Përgjigjja e BE për Teatrin, gezon Veliaj: Lajm i shkëlqyer, tani askush s’duhet ta pengojë progresin

Një lajm të shkëlqyer” e quajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian, me anë të së cilës i jepet fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke i hequr çdo alibi opozitës për ta kundërshtuar projektin.

teatri3

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Veliaj thekson se BE ka konfirmuar faktin që ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në. Ndaj, shprehet Veliaj, tani që pengesat kanë rënë, duhet t’i hapet rrugë zhvillimit të Tiranës.

“Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë në të cilën sqarohet se ligji i miratuar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por i sugjeron qeverisë që të ftojë edhe aktorë të tjerë të interesuar në garë.

Në letër shkruhet se “Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare.

teatri2teatri1teatri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.