E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet e publikuara sot, reagon drejtori i përfshirë: Nuk e njoh ‘Bild’
Lajme

Përgjimet e publikuara sot, reagon drejtori i përfshirë: Nuk e njoh ‘Bild’

Gazetari Peter Tielde ashtu siç kishte paralajmëruar më herët ka publikuar sot 16 përgjime telefonike në lidhje me blerjen e votave në Dibër ku është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Një ndër personat e përfshirë në këtë video përgjim ishte edhe Drejtori i Arsimit Dibër, Drini Gjeçi.

I kontaktuar nga gazetari i Boldnews.al, Ariglon Pali, Gjeçi është shprehur në fillim që nuk e njihte gazetën Bild.

Më pas është shprehur se nuk ka të bëjë me blerje votash dhe se kjo gjë nuk ka lidhje.

Ndërsa gazetari i thotë që ju jeni i rregjistruar ai i thotë që merruni me punën tuaj, dhe se kjo gjë nuk ka lidhje.

Duke hasur në insistimin e gazetarit Gjeçi e mbyll duke i thënë: Merruni me punën tuaj pasi kjo gjë nuk ka mbetur në dorën tuaj, dhe mos i bini më këtij numri, dhe mbyll telefonin.

Gjeçi në video përgjimet e publikuara është edhe tek një tjetër kasetë dhe këtë radhë me deputetin Pjerin Ndreun, i cili aktualisht është kandidat për Lezhën.

Pjerini i thotë Gjeçit që Bëji një telefonon Drejtorit të Shkollës Reshat Elezi nga Reçi. Drejtorit të Shkollës thuaji të deklarojë votën hapur për PS-në se këto sms-të që çon lart e poshtë nuk janë fort të këndshme. Drejtorit thuaji të deklarojë votën, dhe thuaji se ku përfundon ditën e hënë.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Flas unë tani me të

Pjerin Ndfreu: Tregoi se ku fluturon të hënë. Deklaroje votën haur thuaji nëse se deklaron hapu, gjej vend dhe futu.

Drini Gjeçi: Mos u mërzit se e rregulloj unë këtë punë.

/Boldnews.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.