E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet e reja nga burgu: Erion Veliaj dyshohet se ka tentuar të ndikojë tek dëshmitarët
Lajme

Përgjimet e reja nga burgu: Erion Veliaj dyshohet se ka tentuar të ndikojë tek dëshmitarët

Veliaj ka përmendur  emrat e Mero Bazes, VariCarlo Bollinos, Visi, Lori Hoxhës, Ilir Yzeirit, Grida Dumës …

Durrës – Prokurorët kanë dorëzuar sot prova të reja në lidhje me çështjen ndaj Erion Veliajt, mes të cilave përfshihen edhe përgjime të zhvilluara ndaj tij brenda qelisë së burgut në Durrës. Sipas burimeve, përgjimet tregojnë se ish-kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që mund të intimidojë dëshmitarët, por edhe të rrezikojë ecurinë e hetimeve.

“Ajo që ka qenë për avokatët një nga provat kryesore janë disa përgjime ambientale të autorizuara. Veliaj është përgjuar brenda paraburgimit të Durrësit, jo vetëm gjatë komunikimeve me vëllain e tij, por edhe me persona të tjerë,” thanë burime nga organi i akuzës.

Përgjime dhe dokumente e lidhin ish-kryebashkiakun me figura të njohura të medias dhe politikës.

Burime nga hetimi konfirmojnë se në këto prova përmenden emrat e Mero Bazes, Carlo Bollinos, Visi, Lori Hoxhës, Ilir Yzeirit, Grida Dumës, mes të tjerëve. Sipas të dhënave të publikuara, këta emra lidhen me një skemë të mirëorganizuar për të ushtruar presion dhe shantazh ndaj prokurorëve.

Ka  informacione që janë bërë përgjime dhe janë zbuluar fakte që tregojnë sesi disa pronarë mediash kanë marrë fonde nga inceneratorët, duke propaganduar publikisht se ato ekzistonin, ndërkohë që realiteti ka treguar të kundërtën,” tha një burim nga hetimi.

Sipas këtyre të dhënave, mediat që kanë marrë para nga inceneratorët janë të njëjtat që përpiqen ta mbrojnë sot Veliajn, duke minimizuar rëndësinë e hetimeve dhe duke sulmuar prokurorët që po zbardhin çështjen.

Media dhe manipulimi i opinionit publik

“Ato që sot shantazhojnë dhe kërcënojnë prokurorët janë pronarët e mediave të mëdha, që kanë humbur miliona euro nga hetimi i inceneratorëve. Po të kishin qenë të gjithë bashkë, mund të kishin kursyer 50 milionë euro,” shtoi burimi.

Gjithashtu, burimet flasin për një strukturë të mirëorganizuar, që tashmë është zbuluar në detaje se si Veliaj dirigjonte mediat për të manipuluar opinionin publik.

“Tani që Veliaj është në burg, ata vazhdojnë t’i shërbejnë, duke mbuluar faktet dhe duke fshehur të dhënat e hetimit. Sot ka dalë struktura se si ai drejtonte gjithçka. Nuk është çështje personale apo e një ‘gjuetie shtrigash’ – ka qindra dokumente dhe prova konkrete, të cilat këto media nuk i publikojnë dhe nuk i lejojnë të dalin në dritë,” shtoi gazetari që bëri publike informacionet.

Prokurorët e SPAK, kanë tashmë në dorë prova të reja  kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxes në mënyrë fiktive që sipas SPAK implikon dhe Erion Veliaj.

“Janë fatura të sekuestruara nga kompanitë e Ajola Xoxes, të marra dhe nga palët e treta sic janë tatimet.

Për të pastruar paratë janë krijuar skema fiktive. Veliaj,  sipas SPAK, ka firmosur leje ndërtimi e tendera për subjekte të caktuara dhe këta kanë adresuar dhurata ndaj të shoqes dhe në këtë formë ka përfituar dhe ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.