E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet për shit-blerjen e votave nga PS, prokuroria sqaron se kush është vënë nën hetim
Lajme

Përgjimet për shit-blerjen e votave nga PS, prokuroria sqaron se kush është vënë nën hetim

Prokuroria ka informuar se nuk po heton gazetaren Klodiana Lala, reporterja e cila në bashkëpunim me BIRN dhe Zërin e Amerikës kreu investigimin në lidhje me përgjimet e prokurorisë për mënyrën sesi janë blerë votat nga eskponentë të lartë të PS-së dhe krimit të organizuar

Dyshimet në lidhje me këtë fakt u bënë më të prekshme sepse një ditë pas publikimit të artikullit investigativ nga Zëri i Amerikës, prokuroria nisi hetimet për nxjerrje sekreti. Ndonëse nuk dolën emra apo subjekti i hetimit, u aludua se njëri ndër ta do të ishte dhe ai i gazteares që bëri artikullin. Por këtë të martë prokuroria ka sqaruar se hetimi ka nisur që në muajin nëntor të vitit të kaluar për nxjerrjen e sekretit hetimor dhe jo për gazetaren

“Informojmë opinionin publik se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ proçedues. Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka patur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor si dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal të mësipërm”, njofton Prokuroria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.