E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimi i ri i Habilajve: Ej shoku! Sa lekë hidhen atje lart për këtë “punë”
Lajme

Përgjimi i ri i Habilajve: Ej shoku! Sa lekë hidhen atje lart për këtë “punë”

Të tjera përgjime janë publikuar në lidhje me Habilajt, grupin e trafikut të drogës të hetuar nga antimafia italiane dhe që ka dyshime për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ej shoku, e di ti se cili është rreziku im? Unë nuk shkoj personalisht të prek ndonjë gjë me dorë. Fus lekë për të bërë këtë “punë”. Rrezikojmë lekët. E imagjinon dot se çfarë ndodh?! Doja t’i thoja se pa lekë nuk bëhet gjë… pasi ky donte punë pa lekë… po ti a e di se sa lekë hidhen atje lart për të arritur këtu puna?” – thotë i arrestuari Nezar Seiti, i cili ndodhej në makinën e Habilajt me Maridian Sulajn.
Përgjimi është publikuar nga gazetari Basir Çollaku, ku të arrestuarit janë përgjuar teksa flasin për lumin e parave që hidhen lart për të punuar qetësisht. Sipas gazetarit kjo pjesë është depozituar në gjykatë nga prokuroria. Saimir Tahiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.