E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjonin mijëra qytetarë përmes kamerave në dhoma gjumi e tualete, videot i shisnin në internet
Lajme

Përgjonin mijëra qytetarë përmes kamerave në dhoma gjumi e tualete, videot i shisnin në internet

Dhjetëra persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pas zbulimit të një skandali të madh të përgjimit me kamerat e sigurisë.

“La Stampa” raporton se është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari në disa zona të Italisë, të cilët spiunonin mijëra qytetarë përmes kamerave të sigurisë. Ata kishin arritur të hakonin sistemin e kamerave në ambiente të ndryshme, si zyra mjekësh, dhoma hoteli, madje dhe në shtëpi private në dhoma gjumi e tualete. Pasi i siguronin këto filmime, ata i shisnin në internet për 20 euro.

Sipas policisë, ata kishin siguruar deri më tani rreth 2 mijë klientë, që kishin paguar për tu abonuar në faqen private të hapur online, ku mund të shihnin në çdo moment pamjet e vjedhura.

Të gjithë personat e përfshirë në bandë kishin njohuri shumë të mira në shkencat kompjuterike dhe kishin arritur të thyenin sigurinë e mijëra kamerave të sigurisë në Milano, Romë, Caserta, Treviso, Rimini, Ragusa, Sanremo, Pisa, Maranello (Bologna) dhe Ovada (Alessandria).

Personat e arrestuar akuzohen për shkeljen e privatësisë, por dhe për pornografi ndaj fëmijëve, pasi në filmime kishte shumë pamje ku ishin filmuar të mitur.

Policia sekuestroi dhe 10 telefona inteligjentë, 5 laptopë dhe 12 hard disqe cloud, me një kapacitet total memorie prej mbi 50 Terabajt. Gjithashtu u sekuestruan të gjitha llogaritë sociale të përdorura nga të dyshuarit dhe disa mijëra euro (edhe në kriptovaluta).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.