E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës”, Berisha tregon dhjetorin ’90
Politikë

“Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës”, Berisha tregon dhjetorin ’90

Me nota emocionuese e ka nisur ish-kreu i PD-së, Sali Berisha fjalën e tij në nder të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, teksa ka kujtuar momente nga ato ditë të dhjetorit, në luftë me diktaturën më të egër të Evropës.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh, mbresash, këto janë ditët e shtrëngatave emocionale më të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë.  Janë ditët e gjenezës, në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, edhe të vështira, por ditët e dhjetorit ’90 janë të gjenezës, të gjithë datave të tjera në këto tre dekada. Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime, pasi ato ditë do të kisha përballë një grup deri 1 mijë studentë, që në rrugën e Elbasanit, ishin pozicionuar përballë autoblindave, tankeve, mitrolozëve dhe gjithë llojeve të armëve. Ishin të vetmuar”- tha Berisha.

Sipas tij, ata ishin heronj, pasi edhe pse ishin rrahur pas takimit me Ramiz Alinë, ata ishin sërish drejt sheshit për ti pushtuar regjimit sheshin e pushtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.