E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
PËRMBYSET GOMONIA ME EMIGRANTË, E ZHDUKUR NJË VAJZË 6-VJEÇARE
Bota

PËRMBYSET GOMONIA ME EMIGRANTË, E ZHDUKUR NJË VAJZË 6-VJEÇARE

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Mesdheut, pranë ishullit italian të Lampeduzës, ku një gomone me emigrantë është përmbysur dhe më pas është fundosur. Si pasojë, një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur, ndërsa 50 persona të tjerë janë arritur të shpëtohen nga autoritetet italiane.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, pak para se mjeti lundrues, rreth 7 metra i gjatë, të kapej nga Roja Bregdetare italiane. Gomonia ishte nisur nga qyteti Sfax në Tunizi, por gjatë lundrimit u anua dhe u përmbys, duke bërë që të gjithë personat që ndodheshin në bord të përfundonin në det.

Në operacionin e shpëtimit ndërhynë efektivët e motovedetës CP324 të Rojës Bregdetare, të cilët arritën të nxirrnin nga uji 50 emigrantë. Mes tyre ndodheshin 10 gra dhe 3 të mitur. Të mbijetuarit u transportuan gjatë natës drejt portit Papa Francesco, në ishullin e Lampeduzës.

Sipas të dhënave paraprake, e vetmja që rezulton e zhdukur është vajza 6-vjeçare, me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Ndërkohë, personat e shpëtuar vijnë nga Burkina Faso, Benini, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gambia, Guinea dhe Mali.

Aksidenti detar ndodh në një periudhë kur në zonën e Lampeduzës janë regjistruar disa operacione shpëtimi dhe zbarkime emigrantësh.

Vetëm më 16 nëntor u raportuan katër zbarkime, me gjithsej 67 persona të mbërritur në zonën mes Lampeduzës dhe ishullit Lampione. Ndërsa një ditë më parë, autoritetet italiane dhe agjencia Frontex kishin ndërhyrë për shpëtimin e dy gomoneve të tjera.

Në njërin prej këtyre operacioneve u shpëtuan 11 persona, mes tyre një grua në muajt e fundit të shtatzënisë, e cila kishte nisur procesin e lindjes, si dhe një burrë me plagë të rënda në kokë. Në një tjetër ndërhyrje, Frontex shpëtoi 41 shtetas iranianë, irakianë dhe jemenas, të cilët udhëtonin me një mjet lundrues të nisur nga Libia.

Lampedusa mbetet një nga pikat kryesore të mbërritjes së emigrantëve në Evropë. Udhëtimet përmes Mesdheut, të kryera me mjete të vogla dhe në kushte të rrezikshme, vijojnë të shoqërohen me aksidente të rënda dhe humbje jetësh njerëzore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.