E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytje në Itali, lumi Enca del nga shtrati
Bota

Përmbytje në Itali, lumi Enca del nga shtrati

Të paktën 1 000 persona në qytetin e Lentixhones, në provincën e Rexhio Emilias, në veri të Italisë, u evakuan pas daljes nga shtrati të lumit Enca për shkak të reshjeve të rrëmbyera të shiut që kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Ujërat kanë ”pushtuar” edhe zona rezidenciale si edhe zona industriale. Një helikopter është vënë në dispozicion për operacionet e evakuimit.

Pjesa më e madhe e Italisë është përfshirë nga dëbora, shirat dhe temperaturat e ulëta që kanë shkaktuar probleme të mëdha sidomos në veri të vendit.

Rrjeti hekurudhor në Itali është pezulluar në disa zona, ndërkohë që situata mbetet ende problematike.

Në Liguria, lumenjtë Entela, Vara dhe Magra janë gati për të dalë nga shtrati. Edhe në Venecia ujërat janë në nivele të larta, përfshirë sheshin e shën Markut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.