E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Kryemadhi mesazh  Kryeministrit: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Lajme

Përmbytjet/ Kryemadhi mesazh Kryeministrit: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetarit e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me situatën mjaft problematike në vend sa i takon përmbytjeve. Kryemadhi i ka bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi koha nuk pret.

Postimi i Kryemadhit

Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.

Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.

Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.

Koha nuk pret!

Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.