E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Veliaj  luan keq teatër, nxjerr foto kur e lëpin qeni në fytyrë
Lajme

Përmbytjet/ Veliaj luan keq teatër, nxjerr foto kur e lëpin qeni në fytyrë

Qëllimi i çdo politikani është ta injektojë në mendjen e njerëzve se nuk e zë gjumi për hallet e popullit. Dihet që Erion Veliaj është ndër më të zotët për nga fuqia e propagandës dhe për nga imagjinata. Inskenimet kurohen nga stafi më i madh i marrëdhënieve me publikun që ka parë ndonjëherë bashkia e Tiranës. Kronikat e gatshme nuk gjejnë rezistencë në televizione, ndërsa fotot që shpërndahen në rrjetet sociale dhe portale e forcojnë idenë në publik që Erion Veliaj aktron, por edhe punon.


Foto simbol e ditëve të vështira të përmbytjeve ishte ajo e ecjes së çartur të kryebashkiakut të bërë qull (sepse pa çadër) pranë zonave te permbytura. Poza e Veliajt të vetmuar, me sytë e picërruar nga pikat e shiut dhe i veshur me një palë çizme bënë xhiron e mediave online.
Por kryebashkiaku nuk është mjaftuar me kaq. Në rrjete sociale qarkullon një foto tjetër e tij në shi, teksa lëpihet nga një qen.
Nuk dihet nëse është një qen rrugësh, nga ato që gjenden me shumicë nëpër Tiranë apo qeni i një prej banorëve të zonave me probleme nga reshjet. Edhe mesazhi që jep kryetari i Bashkisë së Tiranës me këtë foto është pak i vështirë për t’u kuptuar. Gjithsesi duket që Veliaj po e shijon lëpirjen e qenit në fytyrë që përzihet me pikat e shiut në këto ditë të para dimri. Deri në fund të stinës kushedi çfarë do të na shohin sytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.