Përplasen dy automjete dhe një karrocë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, si pasojë e të cilët 1 person ka ndërruar jetë , ndërsa 2 person kanë mbetur të plagosur.
Viktimë ka mbetur Agron Shermadhi 48 vjeç.
Sipas policisë në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.H., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).
Ndërsa dy drejtuesit e automjeteve, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



