E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasen trenat në Çeki, 45 të plagosur
Bota

Përplasen trenat në Çeki, 45 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Republikën Çeke, ku dy trena pasagjerësh u përplasën rreth 132 kilometra në jug të Pragës, duke lënë të paktën 45 persona të plagosur.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe emergjencës bënë të ditur se të gjithë pasagjerët u evakuuan me sukses nga të dy trenat, ndërsa disa ekipet e ndihmës së shpejtë u angazhuan menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet spitalore njoftuan se pesë prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim të specializuar.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke theksuar se shkaqet e përplasjes ende nuk janë konfirmuar. Megjithatë, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej trenave mund të ketë shkelur sinjalin e detyrueshëm të ndalimit.

Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.