E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplaset me kolonën e betonit në Fushë Krujë/ Humb jetën  43-vjeçari (EMRI)
Lajme

Përplaset me kolonën e betonit në Fushë Krujë/ Humb jetën 43-vjeçari (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz mëngjesin e sotëm. Një mjet tip “Honda” është përplasur me një kolonë betoni në vendin e quajtur Ura e Tapizës, e si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë 43-vjeçari Emri Cani.

Raportohet se viktima ka qenë i vetëm në makinë në momentin që ka ndodhur aksidenti i rëndë.
Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.