Përplaset me motorrin, ndërron jetë 69-vjeçari në Vlorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë. Policia bën me dije se 69-vjeçari me iniciale R.H, ka ndërruar jetë. Një automjet “Toyota” është përplasur me shtetasin R. H., 69 vjeç duke e lënë të vdekur.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:15, në aksin rrugor Vlorë-Llakatund, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. M, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



