E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasi 4 makina, arrestohet 30-vjeçari i kërkuar për vjedhje
Lajme

Përplasi 4 makina, arrestohet 30-vjeçari i kërkuar për vjedhje

Policia e Durrësit ka arrestuar 30-vjeçarin Mariglen Kondi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Sipas uniformave blu, ai tentoi t’i largohej patrullës me një automjet të vjedhur, ndërsa gjatë ndjekjes përplasi katër makina.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia” në Durrës. Gjatë patrullimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të zinj, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Efektivët i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalonte, por 30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë, duke tentuar të largohej.

Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte Kondi ka goditur katër makina të tjera. Pas përplasjes, 30-vjeçari ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga efektivët e policisë.

Nga verifikimet e kryera më pas rezultoi se Mariglen Kondi ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes”. Sipas policisë, edhe automjeti me të cilin ai po lëvizte ishte vjedhur një ditë më parë në Tepelenë.

Në përfundim të veprimeve, policia e arrestoi në flagrancë 30-vjeçarin për veprat penale “Vjedhja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.