E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja e Braçes me gazetarin, reagon Shehaj: E papranueshme!
Lajme

Përplasja e Braçes me gazetarin, reagon Shehaj: E papranueshme!

“Arroganca po i çon drejt fundit”

Kryetari i Partisë “MUNDËSIA”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve që tregojnë momentin kur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, shtyn gazetarin e “News24”, Marsel Rupi, në ambientet pranë Kryesisë së Kuvendit.

Ngjarja ka ndodhur në çastin kur gazetari i afrohej deputetit për t’i drejtuar një pyetje, ndërsa reagimi fizik i këtij të fundit ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e politikës.

Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, Shehaj e cilësoi këtë akt si të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me standardet demokratike. Ai theksoi se është e pajustifikueshme që një përfaqësues i Kuvendit të sillet në mënyrë të dhunshme ndaj një gazetari që po ushtron detyrën e tij.

Sipas tij, sjellje të tilla janë pasojë direkte e një kulture politike të ndërtuar mbi arrogancën dhe ndjenjën e paprekshmërisë. Shehaj e lidhi këtë fenomen me modelin e qeverisjes, duke akuzuar se kjo klimë ka krijuar terren për bullizëm dhe presion ndaj medias.

Ai paralajmëroi se tensionet në rritje dhe reagime të tilla tregojnë një lodhje të pushtetit aktual, duke shtuar se situata po shkon drejt një pike kthese.

Në reagimin e tij, Shehaj nënvizoi se dhuna ndaj gazetarëve nuk duhet të tolerohet në asnjë rrethanë dhe kërkoi reflektim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

Reagimi i Agron Shehajt:

Dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme! Është e paimagjinueshme që një deputet i Kuvendit të ngrejë dorë ndaj një gazetari. Kjo është pasojë e arrogancës, bullizmit dhe paprekshmërisë që ka krijuar Edi Rama me modelin e tij qeverisës. Po i lënë nervat. Po u vjen fundi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.