E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PËRPLASJA ME KALLASH E PISTOLETA NË VLORË, 7 TË RINJ QËLLOJNË NJËRI-TJETRIN (PAMJET TERRORIZUESE- VIDEO)
Lajme

PËRPLASJA ME KALLASH E PISTOLETA NË VLORË, 7 TË RINJ QËLLOJNË NJËRI-TJETRIN (PAMJET TERRORIZUESE- VIDEO)

Publikohen pamjet e përplasjes me kallashnikov e armë në Vlorë. Pamjet e frikshme që terrorizuan qytetin bregdetar më datë 27 shkurt, publikuar nga Report Tv., i ngjajnë filmave të hollivudit. Në video dëgjohet edhe zhurma e plumbave breshëri. Kujtojmë se nga nga shkëmbimi i zjarrit mbetën 3 persona të plagosur.

 

NGJARJA:

Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me tre makina. Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë, që ka siguruar sot Report Tv. Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj kanë deklaruar se fillimisht ka qenë mjeti tip ‘Benz’ që i ka prerë rrugën ‘Fiatit’ ku po udhëtonin te Kisha Ortodoske.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’ ka bërë indietro duke tentuar që të largohet, por më pas ka ardhur fuoristrada ku ka qenë Gazmend Canaj dhe dy personat e tjerë. Nga makina tip fuoristradë kanë dalë Canaj me dy të tjerë duke qëlluar më armë zjarri në drejtim të ‘Fiatit’, ndërsa nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Gazmend Canaj e kanë dërguar në spital shokët, ndërsa më pas janë larguar.

Ndërkohë që është identifikuar makina tip ‘Benz’ ma xhama të zinj dhe drejtuesi me personin tjetër që ka qenë brenda dhe janë shpallur në kërkim. Në spital u dërguan Canaj nga njëri grup dhe Taulant Beqiraj me Eris Llanajn nga grupi tjetër. Në kërkim janë dy shokët e Canajt, E.M. dhe P.A. që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ‘Fiati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.