Përplasja Messi-Abidal/ Presidenti i Barcelonës mund të marrë vendimin ekstrem
Kapitenit të Barcelonës nuk i kanë pëlqyer deklaratat e sekretarit teknik në të përditshmen “Sport”.
Duke folur për largimin e Valverdes dhe zëvendësimin e tij nga Setein, Abidal tekstualisht do të shprehej:
“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punojnë shumë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve gjithmonë ka qenë e mirë, por si ish-futbollist arrij t’i kuptoj disa gjëra. I kam thënë klubit se çfarë mendoja dhe më është dashur të marr një vendim”.
Messi ka vendosur që këtyre fjalëve të ish-shokut të tij të skuadrës t’u përgjigjej me një postim në Instagram:
“Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe i lëndon të gjithë më gjërat që thua, që nuk janë të vërteta”.
Përplasja Messi-Abidal ka alarmuar kupolën drejtuese të Barcelonës.
“El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti Bartomeu mund të marrë që sot vendimin për të shkarkuar francezin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



