Përplasje e fortë në Kuvend mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kreu i “Mundësia”: Je një hajdut i vogël

Deputeti socialist: Atë hajdutin e ke bërë si legen

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione të forta dhe debate të ashpra mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Teksa Braçe mbante fjalën nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, Shehaj ka ndërhyrë në mënyrë të përsëritur, duke artikuluar akuza dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj mazhorancës për çështje që lidhen me korrupsionin.

Debati ka eskaluar më tej kur Braçe ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve, duke iu përgjigjur me tone të forta.

“Po thoja që këtij Kuvendi nuk i kanë munguar kurrë njerëzit e turpshëm. Janë njerëz që kanë lindur këtu dhe për të vdekur vdesin jashtë këtij Atdheu. Ka njerëz që kanë lindur këtu dhe për t’u varrosur varrosen jashtë këtij vendit. Sepse nuk e duan këtë vend. E kanë këtë vend vetëm që të bëjnë para. Kjo që dëgjova këtu është narrativa…Ti je pjesa e asaj shoqatës je i njëjti soj”, tha Braçe.

Pjesë nga diskutimi:

Shehaj-Braçes: “Ti je hajdut i vogël”.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

Përplasja verbale ka vijuar për disa minuta, duke reflektuar klimën e tensionuar politike brenda sallës së Kuvendit gjatë kësaj seance.

Publikuar nga Publik Media