E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasjet për Groenlandën, Trump ‘zbyth’ lehtësisht Gjermaninë
Bota

Përplasjet për Groenlandën, Trump ‘zbyth’ lehtësisht Gjermaninë

Prania e trupave gjermane në Grenlandë ka zgjatur vetëm pak orë, pasi Berlini ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të tyre nga territori arktik. Lajmi bëhet i ditur nga media gjermane Bild, e cila raporton se 15 ushtarët u larguan në mënyrë të papritur, vetëm 44 orë pasi kishin mbërritur në ishull.

Fillimisht ishte bërë e ditur se kontingjenti gjerman do të qëndronte në Grenlandë më gjatë nga sa ishte parashikuar, por vendimi ndryshoi papritur mëngjesin e së dielës. Sipas raportimeve, urdhri i përcjellë ndaj trupave ishte i shkurtër dhe pa shpjegime: kthim i menjëhershëm. Si pasojë, të gjitha aktivitetet dhe takimet e planifikuara për atë ditë u anuluan në çast.

Ende nuk ka një sqarim zyrtar mbi arsyet e kësaj tërheqjeje të befasishme. Mediat lënë të hapur mundësinë që vendimi të lidhet me deklaratat e fundit të Donald Trump, i cili ka paralajmëruar vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane, përfshirë edhe Gjermaninë, pas dërgimit të trupave në Grenlandë. Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që pas këtij zhvillimi të fshihen arsye të tjera diplomatike ose strategjike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.