Përplasjet politike mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, deputetja e PL: Rrogëtarët e Presidencës tani marrin pagë në Partinë e Lirisë

Mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka nisur një përplasje politike, pasi kryetari i PL-së ka akuzuar se në  kohën kur kjo forcë politike (dikur LSI) drejtohej nga Kryemadhi ka pasur nepotizëm.

Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit merr këshilla të gabuara nga këshilltarët e rinj në Partinë e Lirisë.

Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.

“Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…”, tha Kryemadhi në emisionin “Opinion”

Kryemadhi thotë se nuk ka ndodhur asnjë përgjim apo situatë e tillë, siç insinuon Ilir Meta, por fajin ia le bashkëpunëtorëve të ish-Presidentit, të cilët sipas saj e kanë bindur Ilir Metën se anëtarët e partisë janë përgjuar.

“Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh…”

Publikuar nga Publik Media