Përvetësoi pronën dhe ia shiti dikujt tjetër, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të dokumentave.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Personi në fjalë është arerestuar pasi anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Njoftimi i policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.
Vihet në pranga 1 shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
- A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë
Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



