Pesë deputetë të PS, kërkesë Linda Nikollës: Drejtori i “RAI-3” të thirret në Komisionin e Medias në Shqipëri…

Goditja morale, politike, ndërkombëtare e psikologjike, që Edi Rama mori nga “RAI 3”, me prova krimi e korrupsioni për të, Olsin dhe sekretar- sekser- avokatin e tyre Engjëll Agaçi, ka zemëruar dhe disa deputetë të “mençëm” të PS-ës.

 5 deputetë të PS i kanë shkuar në zyrë Lindita Nikollës, duke i kërkuar që ndaj drejtuesve të televizionit “RAI 3” të mbahet qëndrim i ashpër parlamentar.

Kanë qenë deputetët “ekselentë” Baftjar Zeqaj, Antoneta Dhima e Ismet Beqiraj të Fierit dhe Fadil Nasufi e Hatixhe Konomi të Beratit; të cilët i kanë kërkuar Lindita Nikollës, që Drejtori i “RAI-3”, Paolo Corsini, zv/drejtori Sigfrido Ranuçi e gazetari Giorgio Mottola, të thirren urgjent në Komisionin Parlamentar të Medias në Shqipëri.

Sipas mendjes së tyre të ndritur, ata duhet të pyeten e japin sqarime para komisionit parlamentar të medias në Shqipëri, për shpifjet ndaj kryeministrit e kryetarit të PS, Edi Rama, ndaj vëllait të tij Olsi Rama dhe ndaj Sekretarit të Përgjithshëm Engjëll Agaçi.

Më qartë, 5 deputetët ‘lolo’ të PS, kërkuan që dy drejtuesit dhe gazetari i “RAI-3”; duhet, që para komisionit parlamentar të medias të Shqipërisë, të kërkojnë falje publike, që kanë cenuar dinjitetin e Edi Ramës si qytetar e kryeministër i ndershëm e lider me reputacion botëror, si dhe ndaj Engjëll Agaçit, si funksionar i lartë i qeverisë shqiptare dhe avokat i nderuar ndërkombëtar.

Po kështu, 5 deputetët e PS, Baftjar Zeqaj, Fadil Nasufi Antoneta Dhima, Ismet Beqiraj e Hatixhe Konomi, i kanë kërkuar kryetares Lindita Nikolla, që para thirrjes për sqarime në Shqipëri, dhe të urdhërohet Drejtori i “RAI-3”, Paolo Corsini, të mos transmetojë më dokumentarë që nxinë arritjet e Shqipërisë dhe që shqetësojnë udhëheqësin Edi Rama.

Madje, deputetja Antoneta Dhima ish-kaptere ushtrie, ka kërkuar që të kërkojnë falje dhe deputetët e opozitës italiane, që kanë folur kundër Edi Ramës e Engjëll Agaçit, ndërsa Parlamentit Italian që ka në vartësi televizionin “RAI 3”, t’i kërkohet të shkarkojë nga detyra drejtorin Paolo Corsini, zv/drejtorin Sigfrido Ranuçi dhe gazetarin Giorgio Mottola, duke menduar se drejtuesit “RAI 3”, trajtohen si kapter Alfred Peza dhe kryetari i ‘gjergjlucëve’ Leka Bungo të RTSH.

Paçka se Lindita Nikolla, nuk shquhet për inteligjencë në konstatimin e budallallëqeve, këtë gomarllëk të 5 deputetëve e ka kapur menjëherë, ia ka plasur të qeshurit dhe ka venë në dijeni Bablokun, i cili ka përsëritur shprehjen e famshme: “O Zot, na mbytën budallenjtë”!/Pamfleti

Publikuar nga Publik Media