E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili ironizon Ramën: Flet me vete në sokakun e të marrëve
Publik News

Petrit Vasili ironizon Ramën: Flet me vete në sokakun e të marrëve

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për ‘Zgjedhoren’ në Pallatin e Kongreseve, ku të parët që dolën dhe folën për mediat ishin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Hajdari tha se i mshojnë fortë faktin të hapjes së listave 100% dhe konfirmoi votën e saj dhe të kolegëve nesër për “marrëveshjen e 5 qershorit”.

Ndërsa Murrizi tha se ekspertët zgjedhore të pranishëm në mbledhje, u shprehën se votimi i ndryshimeve kushtetuese në 30 qershor nuk e prek marrëveshjen e arritur në 5 qershor për reformën zgjedhore.

Sakaq, ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së në këtë Këshill, Petrit Vasili. Përmes një postimi në facebook, Vasili ironizon Ramën duke e quajtur pacient të sëmurë me Covid-19 në tru, e që dlet me vete në sokakun e të marrëve (këshilli politik).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.