Pezullohet efektivi i policisë në Berat, pas denoncimit të njē qytetarej për dhunë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.
Bëhet fjalë për shtetasin D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat.
AMP deklaron se punonjësi i policisë ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit me veprimet e tij, pasi një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.
Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.
AMP deklaron se është e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90 90

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



