E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit, policia dhe IKMT tërhiqen nga aksioni
Lajme

Pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit, policia dhe IKMT tërhiqen nga aksioni

Është pezulluar shembja e hotelit të Fjorentin Belit, pasi një ditë më parë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me forcat e policisë rrethuan zonën në Dhërmi ku ndodhej objekti.

IKMT dhe policia janë tërhequr nga shembja e hotelit, si pasojë e sezonit turistik ku pritet që aksioni të nisë në përfundim të këtij të fundit.

Mësohet se lidhur me aksionin për shembjen e hotelit ka pasur ankesa dhe nga pronarë të objekteve të tjera të cilët ndodheshin pranë.

Kujtojmë se ky askion nisi vetëm tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku në Bashkinë e Himarës u shpall fitues kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili garonte përballë Jorgo Goros së PS, ndërsa objekt i hotelit ka marrë pjesë si numërues votash në fshatin Kudhes, zonë ku fitoi dhe ky i fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.