E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pipero siguron  shqiptarin në SHBA: Klinikisht është i shëruar, nuk rrezikon më
Publik News

Pipero siguron shqiptarin në SHBA: Klinikisht është i shëruar, nuk rrezikon më

Julian Gjaçi, aktori i ri nga Mirdita që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dy javësh në spital ka fituar betejën me koronavirusin dhe ka shkuar në shtëpinë e tij.

Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Gjaçi tha se të hënën kishte dalë nga spitali, ndërsa mjeku Pipero tha në studio se i riu nuk rrezikonte më dhe klinikisht konsiderohet i shëruar.

“Juliani klinikisht konsiderohet i shëruar. Do presim dhe dy javë të tjera për të bërë një tampon tjetër, që të quhet i çliruar nga koronavirusi. Ajo që do i këshilloja Julianit është të lëvizë, të pijë 1 litër e gjysmë lëngje në ditë. Askush nuk e di do kthehet apo jo koronavirusi, por Juliani nuk rrezikon më sepse studimet tregojnë se virusi krijon prodhimin e anti-korpeve. Virusi nxit prodhimin e antitrupave që shpresojmë që me kalimin e kohës të kthehen në një mbrojtje optimale.  Ka shumë mundësi ta kemi valën e koronavirusit, por nuk do kemi agresivitetin e të parës”, ka thënë mjeku Pipero për Julianin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.