E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pistat e hetimit për sulmin ndaj Top Channel, ngjarja pak ditë pas shitjes së aksioneve
Flash

Pistat e hetimit për sulmin ndaj Top Channel, ngjarja pak ditë pas shitjes së aksioneve

Sulmi ndaj Top Channel vjen vetëm pak ditë pas familja Hoxha, si pronarë të këtij televizioni, shitën aksionet te një kompani e regjistruar në Belize. Grupi hetimor po heton për sulmin në disa pista, ku një ndër to është edhe denoncimet që ky televizion ka bërë nëpërmjet emisioneve investigative.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimore për zbardhjen e sulmit me armë ndaj Top Channel. Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi doli në dritë se pronarët e Top Channel kanë kryer një transaksion për shitjen e televizionit.

Sipas dokumenteve të dala në media, familja Hoxha i ka shitur 100% aksionet e televizionit kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh. Kompania blerëse përfaqësohej nga Neidy Leoneli Gonzalez, drejtore e vetme e “Western Media Conglomerate Investments LTD” dhe rezulton e regjistruar në Belize, e njohur si parajsë fiskale.

Kjo pistë është duke u shqyrtuar nga grupi hetimor, duke qenë veprimi i fundit i kryer nga kjo media, ndërkohë që pista të tjera lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin e këtij televizioni.

Pistë tjetër është ajo e denoncimeve të kryera nga Top Channel, që lidhen me aktivitete të paligjshme nga grupe të caktuara individësh apo grupe kriminale, që kanë qenë nën fokusin e emisioneve investigative. Ndërkohë që edhe Top Channel ka reaguar me një deklaratë për mediat, duke e cilësuar sulmin akt terrorist që cenon fjalën e lirë.

“Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Ky akt terrorist është i paprecedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë”.

Ndërkohë që ky akt përbën sulmin më të rëndë ndaj medias e fjalës së lirë, më e rëndë ishte humbja e një jete, i cili punonte për të siguruar bukën mes varfërisë ku ndodhej familja e tij. E ajo që la pas ishte vetëm një 5-lekësh, që Pal Kolës i ra nga xhepi teksa plumbat i morën jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.